“Evakuuam 124,000 persona”, Yuri Kim falënderon Shqipërinë për ndihmën e dhënë ndaj afganëve

Ambasadorja Yuri Kim me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka folur për ndihmën dhe punën e palodhshme që ShBA ka bërë për evakuimin e qytetarëve amerikanë dhe atyre afganë që u rrezikohej jeta në Afganistan.

Ambasadorja gjithashtu është shprehur se falë vendeve mike si Shqipëria është bërë i mundur evakuimi dhe zhvendosja e 124,000 njerëzve në vend të sigurt, përfshirë këtu dhe 6,000 qytetarë amerikanë.

“SHBA mobilizoi një përpjekje të madhe, globale përmes kanaleve diplomatike për të evakuuar qytetarët amerikanë, personelin nga vendet partnere dhe afganët në rrezik. Me ndihmën e miqve si Shqipëria, ne kemi zhvendosur 124,000 njerëz në vend të sigurt, përfshirë 6,000 qytetarë amerikanë”, shkruan ambasadorja.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *