Evangjeli Veli shënoi fitore historike në sportin e peshngritjes, ministrja Kushi: Urimet më të mira për sportisten tonë!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me fitoren e sportistes Evangjeli Veli, e cila u shpall kampione absolute e Evropës në sportin e peshëngritjes.

Në një postim në rrjete sociale, Kushi i ka shprehur urimet më të mira.

“Urimet më të mira për sportisten tonë Evangjeli Veli, e cila shkruan historinë me fitoren si kampione absolute e Evropës në sportin e peshëngritjes! Për herë të parë një vajzë shqiptare ngre lart flamurin kuqezi me tre medalje ari, si kampionia e parë femër në peshëngritje”, shkruan Kushi.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *