Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar peshëngritësen, Evangjeli Veli e cila u shpall kampione europe në stilin e shkëputjes për peshën 55 kg.
Npërmjet një postimi në rrjete sociale, Veliaj urimet për kampionen duke e konsideruar edhe si krenari për Shqipërinë.
“Urime Evangjeli Veli, kampione e Europës në stilin e shkëputjes. Lajmi i parë i mirë nga Kampionati Evropian i Peshëngritjes, që po zhvillohet te Parku Olimpik i Tiranës. Krenar!” shkruan Veliaj.