Avokati Idajet Beqiri ka paditur në SPAK kreun e ‘Rithemelimit’ Sali Berisha, kreun e Partisë së Lirisë ilir Metën si dhe disa zyrtarë të tjerë, duke përfshirë ish-ministra dhe familjarë të Berishës.
Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ avokati ka bërë me dije se padia lidhet me krijimin e një grupi të strukturuar kriminal nga ana e të paditurve që ka kryer korrupsion aktiv dhe pasiv si dhe ka fshehur të ardhurat e përfituara ilegalisht.
Beqiri ka ndarë me foto të gjithë padinë e depozituar në SPAK ku ndër të tjera theksohet se Berisha i ka shitur ARMO-n që përfshinte rafineritë e naftës në Fier e Ballsh, Rezart Taçit për 128 milionë euro.
“SPAK ka tashmë në duar edhe kallëzimin penal kundër Grupit të Strukturuar Kriminale që u grabiti shqiptarëve dhe Shqipërisë pasurinë më të madhe kombëtare, ARMO, Rafinerinë e Naftës në Ballsh dhe në Fier, plotë 850 Milion Euro etj etj…” – shkroi Beqiri krahas fotove të kallëzimit.