Evazioni fiskal, ministrja Ibrahimaj: Shteti po zbaton ligjet! Opozita të mos keqinformojë qytetarët

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delinda Ibrahimaj tha se opozita vazhdon edhe keqinformon shqiptarët në lidhje me punën e qeverisë së Edi Ramës.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja shtoi se edhe Italia ka qenë subjekt i evazionit fiskal i fshehjes së të ardhurave për hir të këtyre skemave, si dhe administrata s’është përgjegjëse për vendimet e gjykatës.

“Ju doni të bëni politike mbi procedura administrative të kryera me korrektësi. Doni të bëni hetuesin e prokurorin e gjykatësin, doni të bëni vetë drejtësi. Ne besojmë te shteti ligjet zbatimi i rregulloreve dhe drejtësia. Skema për të cilën unë u ndjeva e detyruar të dal të flas dje është një skemë e zbuluar nga administrata tatimore, përfshin mbi 500 subjekte e jo 2,3 4 që përmendni ju, është referuar në prokurori nga administrata tatimore është ndjekur me përpikmëri që t’i shkohet deri në fund, por s’është roli i administratës të çojë hetimin deri në fund apo të nxjerrë vendime të gjykatës, është roli i institucioneve të drejtësisë. Mund të bëjmë politike e ngremë tymnaja dua t’u siguroj që institucionet shtetërore kanë bërë punën e tyre kanë zbuluar këto skema brenda kornizës së punës së tyre, skema që nuk janë dukuri shqiptare skema që njihen në gjithë institucione të tilla ne vende të tjera të botës. Edhe Italia ka qenë subjekt i evazionit fiskal i fshehjes së të ardhurave për hir të këtyre skemave. Të gjithë institucionet duhet t’ju falënderojnë që na jepni mundësinë të tregojmë punën e mirë të bërë ndër vite. Ju vazhdoni keqinformoni opinionin publik, mbase misioni juaj është të dilni këtu dhe të keqinformoni, ndërkohë që ne vazhdojmë punojmë dhe kryejmë detyrën tonë”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *