Bilal Erdogan, djali i presidentit turk ka deklaruar r para mbështetësve të AKP -së në pushtet se Evropa do të pushojë së ekzistuari.
Në një video të publikuar nga gazetari turk Abdullah Bozkurt, djali i Rexhep Tajip Erdogan, ai dëgjohet duke thënë: “Nuk ka asnjë në Evropë që meriton të quhet udhëheqës. Të gjithë janë kthyer në komikë. Edhe Amerika aktualisht po diskuton çështje shumë serioze dhe po përballet me vështirësi serioze. E ardhmja e Evropës është e zymtë. Është lënda në të cilën jam ekspert dhe në të cilën kam doktoraturë. Evropa do të pushojë së ekzistuari.”
Like father, like son. Turkey’s Islamist elite are ideologically committed to the destruction of the West.
Turkish President’son Bilal Erdogan predicts Europe’s future is dark and it will cease to exist soon. pic.twitter.com/N39TT3Xa8d
— Abdullah Bozkurt (@abdbozkurt) October 15, 2021
Abdullah Bozkurt, administrator i rrjetit të pavarur Nordic Monitor, jeton në në Suedi dhe është një kundërshtar i fortë i qeverisë Erdogan.
/Priza.al/