Evropiani më ‘fair-play’/ Itali shënon rekord, vetëm 1 karton të verdhë në fazën e grupeve

Italia është skuadra më fair play, e ndëshkuar me vetëm një karton të verdhë deri tani në 3 ndeshje të luajtura në grup. Matteo Pessina, pasi kishte shënuar golin ndaj Uellsit, u ndëshkua në minutën e 79’ pas një faulli ndaj Wilson.

Një episod i papërfillshëm në rrugëtimin e Italisë, pas 259 minutash vetëm një karton. Turqia me 48 dhe Polonia me 46 faulle, tashmë e kanë ‘përshëndetur’ turneun.

Deri më tani ky Evropian ka regjistruar 82 kartonë të verdhë në 36 ndeshje, me një mesatare prej 2.2 kartonësh për ndeshje. Një mesatare më e ulët se e Evopianëve të tjerë, të paktën në fazën në grupe.

Edhe kartonët e kuq deri tani janë të paktë, vetëm dy të tillë, një për polakët në sfidën ndaj Sllovakisë dhe një për Uellsin në ndeshjen ndaj Italisë.

Kurrë më parë nuk kishte pasur kaq pak të kuq në ndeshjet në grupe, duke llogaritur mesataren edhe kur Evropiani ka qenë me 16 skuadra ose më pak. Me pak fjalë, Euro 2020 deri më tani ka qenë më fair-play.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *