Dalja e “listës së pagave” për qindra mijëra individë në vendin tonë edhe pse ka të dhëna sensitive konfidenciale, të paktën do të ketë një funksion pozitiv.
Ajo do të shërbejë për të kuptuar se sa dhe si paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë, personalitete të ndryshme të politikës, administratës dhe institucioneve që mbahen nga buxheti i shtetit.
Ndër ata që paguhen jo pak para, edhe pse “qahen” vazhdimisht janë edhe politikanët e opozitës.
Data-baze në exel ka zbuluar edhe pagat në PD, pra se sa paguhet Basha si kryetar partie dhe bashkëpunëtorët e tij. Gjatë vitit 2021, deri në momentin që ka marrë mandatin e deputetit, kreu i PD-së, Lulzim Basha, është paguar nga selia blu me pagën 150 mijë lekë të reja në muaj.
Në data-bazën e bërë tashmë publike, janë të përfshira edhe partitë politike, të cilat kanë zyrtarët e tyre të regjistruar në regjistrin e tatim-taksave.
Pas Bashës, zyrtari më i paguar është sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, me pagën 129 mijë lekë në muaj, si dhe Etion Kapedani me pagën 123 mijë lekë në muaj.
Pagat në PD
Lulzim Basha Kryetar i PD 150,000.00
Gazmend Bardhi Sekretar i Përgjithshëm 129,329.00
Etion Kapedani Drejtor Departamenti 123,468.00
Erla Mëhilli Drejtor Informacioni 106,160.00
Belind Këlliçi Drejtor Departamenti 100,020.00
Partitë e tjera
Edlir Petanaj PARTIA E GJELBËR 60,000.00 Kryetar
Shpëtim Idrizi PDIU 215,131.00 Kryetar
Mesila Doda PDIU 188,570.00 Sekretar i përgjithshëm e PDIU
/Priza.al/