Partia Socialiste mblodhi Kryesinë mbrëmje e së enjtes. Pas përfundimit të mbledhjes e cila zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, kryeministri Rama po jepte një deklaratë për mediet.
Por në orën 19:41, Rama ndaloi konferencën me gazetarët gjatë thirrjes së ezanit për të respektuar çeljen e iftarit.
Pas përfundimit të ezanit, kryeministri ka vazhduar normalisht konferencën duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.