Fabrika e parë e vaksinës kineze për Europën nis të ndërtohet në Serbi

Nisi në Serbi ndërtimi i  fabrikës së parë në Evropë, ku do të prodhohet vaksina kineze anti-Covid-19 Sinopharm.

Nga muaji prill fabrika është planifikuar të prodhojë 30 milionë doza vaksinash çdo vit, dhe pritet të furnizojë Serbinë, disa vende të rajonit dhe Evropës. Guri i themelit për ndërtimin e fabrikës e re u vendos nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në prani të ambasadorit kinez në Beograd.

Vuçiç tha se ishte krenar që Serbia, së bashku me partnerët nga Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe është në gjendje të zgjidhë disa probleme globale.

Gjatë ceremonisë ambasadori kinez tha se bashkëpunimi për vaksinën është i favorshëm për reagimin e përbashkët ndaj pandemisë COVID-19, si dhe promovimin e zhvillimit ekonomik.

Në qershor, me asistencën e ekspertëve rusë Serbia filloi të prodhojë edhe vaksinën ruse Sputnik V. Vaksinat kineze, përfshirë Sinopharm dhe Sinovac, janë miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetit për përdorim urgjent.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *