Facebook gjobitet 60 milionë euro nga Mbretëria e Bashkuar! Ja arsyeja

Facebookut i është thënë se nuk është “mbi ligjin” pasi u godit nga një gjobë prej rreth 60 milionë eurosh nga mbikëqyrësi i konkurrencës në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) goditi sot rrjetin social me gjobë, e cila ishte 150 herë më e madhe se gjoba e mëparshme më e madhe për një vepër të ngjashme.

Dënimi ishte në lidhje me blerjen e faqes GIF për 400 milionë dollarë në maj të vitit 2020. CMA vendosi një urdhër zbatimi fillestar (IEO) në atë kohë, i cili kërkon që firmat të kufizojnë integrimin ndërsa mbikëqyrësi shqyrton marrëveshjen për shqetësimet e mundshme të konkurrencës.

Facebookut i kërkohej të siguronte CMA-s përditësime të rregullta, por mbikëqyrësi tha se grupi i mediave sociale “kufizoi ndjeshëm fushëveprimin e atyre përditësimeve, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga CMA”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *