Punonjësi i parë i kompanisë së mediave sociale Noah Kagan, kur ajo njihej akoma si Facebook ka zbuluar se CEO I Meta, Mark Zuckerberg tundte një shpatë katana ndaj punonjësve në zyrën e tij.
‘India today’ ka ndarw historinw e Kagan. Ai ka postuar një video në TikTok ku shihet Zuckerberg duke tundur shpatën e tij kur nuk i pëlqenin kodet dhe gjërat që publikoheshin në webssite.
Kagan në lidhje me videon e postuar ka shkruar:
“Ai kishte disa linja të shkëlqyera motivuese. Me dashuri, ai do të thoshte ‘Nëse nuk e bëni këtë më shpejt, do të të godas me grusht në fytyrë’ ose ‘Unë do të të copëtojë me këtë shpatë të madhe, duke mbajtur një shpatë të madhe në dorë. Deri më sot, nuk e di pse e kishte atë shpatë”.
Ai zbuloi se Zuckerberg pagoi për biletat e parkimit të të gjithë punonjësve të Facebook, gjë që u vlerësua nga punonjësit në atë kohë. Kjo gjë u pa si një përfitim i mirë kur Facebook ishte ende në zhvillim e sipër.
Kjo nuk është hera e parë që Kagan, i cili iu bashkua kompanisë në vitin 2005, që flet për shpatën e Zuckerberg. Gjithashtu në llogarinë e tij ka ndarë edhe një ngjarje të detajuar për librin e tij të vitit 2014 “Si humba 170 milion dollarë: Koha ime si #30 në Facebook”.
Kagan zbuloi se ai u pushua nga Facebook vetëm 10 muaj pasi i shërbeu kompanisë.