Përdoruesit e Facebook në të gjithë botën nuk duhet të surprizohen më nga ndryshimet radikale që mund të pësojë rrjeti më i përdorur, thjesht dhe vetëm nga “lajthitjet” e pronarit të tij, Mark Zuckerberg.
Facebook ka lajmëruar se do të mbyllë sistemin e tij të njohjes së fytyrës dhe do të fshijë gjurmët e mbi 1 miliard përdoruesve.
Gjiganti i mediave sociale është shprehur se ky ndryshim pritet të përfaqësojë një nga transformimet më të mëdha në përdorimin e njohjes së fytyrës në historinë e teknologjisë.
Mësohet se më shumë se një e treta e përdoruesve aktivë në Facebook, kanë zgjedhur identifikimin përmes fytyrës, heqja e këtij sistemi, do të rezultojë me fshirjen e të dhënave të mbi 1 miliard personave.
Zv.drejtori i inteligjencës artificiale për kompaninë “Meta”, Jerome Pesenti, tha se, kompania po përpiqet të marrë në shqyrtim rastet e përdorimit pozitiv të teknologjisë, kundrejt shqetësimeve në rritje të shoqërisë, veçanërisht pasi ende nuk janë përcaktuar rregulla të qarta.
Kujtojmë se më shumë se një e treta e përdoruesve aktivë në Facebook, kanë zgjedhur që fytyrat e tyre të njihen nga sistemi i rrjetit social. Kjo shifër shkon në gati 640 milionë njerëz.
Kompania në vitin 2019, i dha fund një praktike të tillë, e cila ishte njohja e fytyrës për të identifikuar përdoruesit përmes fotove të ngarkuara, si dhe duke i sugjeruar atyre automatikisht që t’i “tagojnë”. Facebook u padit në Illinois për funksionin e sugjerimit të etiketave.
/Priza.al/