Facebook vendos: Pagesë mujore për llogarinë e verifikuar

Kompania Meta, pronarja e rrjeteve sociale Facebook e Instagram do të aplikojë një pagesë mujore për të verifikuar llogaritë, ashtu si vendosi të bënte Elon Musk në Twitter.

Lajmi u dha nga vetë themeluesi i shoqërisë, Mark Zuckerberg, i cili shtoi se për një pagesë 12 dollarë në muaj, abonenti mund të verifikojë llogarinë e tij dhe të ketë një tiker blu.

Risia që përfitojnë këtë njerëz që abonohen është se do të kenë një mbrojtje shtesë kundër vjedhjes së identitetit dhe asistencë më të shpejt. Më tej, Zuckerberg shtoi se ky shërbim do të jetë i aplikueshëm vetëm për personat mbi 18 vjeç dhe se ai do të nisë që këtë javë në Australi dhe Zelandën e Re.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *