“Fajin nuk e ka shteti, por shoqëria. E lanë 30 minuta pa e çuar në spital”, Stresi rrëfen detaje tronditëse për vrasjen e 27-vjeçarit

27-vjeçari Mehmet Qema nga Hasi, u vra me një plumb në gjoks nga shoku i tij Marjus Dema.

Viktima në foto, Mehmet Qema

Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, pasi plumbi i kishte prekur organet jetësore duke humbur jetën. Në videon e cila u publikua në media, shihej 28-vjeçari Marjus Dema, i cili kishte marrë armën dhe ia drejtoi viktimës, i cili ndodhej në lokal bashkë me pesë shokë të tjerë.

Autori u vetëdorëzua në polici. Mes lotësh, Dema është shprehur në polici se nuk donte që ta vriste shokun, dhe se nuk e dinte që pistoleta ishte e mbushur.

“Armën në tavolinë e solli Mehmeti, na tha se e kishte gjetur në rrugë. Arma ishte pa karikatorë dhe e vjetër. Unë e mora pasi i kam qejf armët, dhe po luaja me të e po ua drejtoja shokëve, sepse e konsideroja të padëmshme. Nuk e dija se kishte plumb brenda. Pas krimit u trondita shumë, nuk e mbaj mend ku e lashë armën”, mësohet të ketë thënë 28-vjeçari në polici.

Në lidhje me këtë çështje, një reagim ka ardhur nga reperi i njohur Stresi, i cili publikisht i është drejtuar mediave që të mos besojnë këdo, duke cilësuar fajtorë shokët të cilët e çuan me vonesë në spital.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *