Fakt apo mit? Ja çfarë duhet të dini rreth alternativave pa tym (duhanpirjes)

Përpjekja për të gjetur metoda me më pak rrezik për jetën e duhanpirësve vazhdon të sjellë keqkuptime tek ata në lidhje me pasojat që shkakton cigarja tradicionale dhe alterntiva pa tym.

Kalimi nga tradicionalja tek alternativat pa tym mund të jetë shpëtim, pasi do rezultonte në shpëtimin e miliona jetëve. Megjithatë është e nevojshme për shëndetin publik të kuptojnë si duhet produktet që përdorin dhe jo të gënjehen nga mitet.

Ky artikull sqaron disa nga keqkuptimet më të përhapura tek duhanpirësit

 

Mit: Alternativat pa tym janë po aq të dëmshme sa cigaret tradicionale

Fakt: Alternativat pa tym (produktet me ngrohje, cigaret elektronike) vlerësohen të çlirojnë së paku 95% më pak kimikate të dëmshme se cigaret tradicionale. Studime nga shkencëtarë të pavarur kanë treguar se produkti me ngrohje IQOS emeton deri në 99% më pak disa kimikate të caktuara se sa një cigare e zakonshme. Po kështu, për cigare elektronike, ka institucione të rëndësishme të shëndetit publik të cilat thonë se reduktimi i demit nga cigaret elektronike në krahasim me cigaret e zakonshme, është rreth 95%.

Mit: Nikotina shkakton kancer

Fakt: Jo, nikotina nuk shkakton kancer. Nikotina, edhe pse shkakton varësi, nuk klasifikohet si një karcinogjen dhe shfaq edhe aspekte pozitive, pak a shumë si kafeina. Dëmi i cigareve vjen jo nga nikotina, por nga katrani dhe nga mijëra kimikatet që çlirohen nga djegia me tymin. Produktet me ngrohje nuk kanë proces djegieje dhe çlirojnë aerosol, jo tym, kështu që këto kimikate nuk çlirohen.

 

Mit: Produktet me ngrohje janë njësoj si cigaret elektronike

Fakti: Jo, produktet me ngrohje janë kategori krejt tjetër nga cigarette elektronike. Produktet me ngrohje ngrohin një fije duhani pa lejuar të fillojë procesi i djegies, duke shmangur çlirimin e mijëra kimikateve të dëmshme të tymit. Kurse cigarette elektronike funksionojnë duke avulluar një lëng me nikotinë.

/Burimi: ATR.org , Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *