‘Faleminderit që më bën çdo ditë të ndjehem…’/ Georgina rrëqeth me urimin për ditëlindjen e djalit të Ronaldos

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, tregon shpesh në rrjete sociale sa e lumtur është me familjen që kanë krijuar, duke ndarë vazhdimisht momente me ta.

Partnerja e futbollistit është bërë ‘mama’ edhe për djalin e madh të Ronaldos, nga marrëdhënia e mëparshme dhe kujdeset t’i falë atij gjithë dashurinë e një nëne.

Me rastin e datëlindjes, ajo zgjodhi fjalët më të ndjera për ta uruar djalin, teksa ndau foto me të në “Instagram”.

“Urime princi im! Është kënaqësi të të shoh teksa rritesh çdo ditë dhe të shoh mashkullin e rritur në të cilin po kthehesh. Faleminderit që na bën krenarë. Faleminderit që je vëllai i madh më i mirë, djali dhe shoqëruesi më i mirë i jetës. Jam kaq e lumtur që shoh sot gëzim dhe mirënjohje në sytë e tu. Faleminderit që më bën çdo ditë të ndjehem si mamaja më e mirë në botë. Të duam, babi, mami, motrat dhe vëllai”- ishin fjalët krahas postimit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *