Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë në Jalë, pasi një çift të fejuarish, 31-vjeçari Agustin Sefa dhe 25-vjeçarja, Era Gj u goditën nga një gomone gjatë kohës që po qëndronin në çadrën e tyre.
E fejuara e tij nuk pati dëmtime serioze por Agustini u desh të operohej dy herë për shkak të gjendjes së tij tepër të rëndë. fMësohet se fatmirësisht Agustini ja ka dalë t’i shpëtojë rrezikut.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Era, e cila përmes një postimi në rrjete sociale falënderon Zotin për mundësinë e dytë që u dha për të jetuar edhe një herë jetën e për të dashur përsëri njëri-tjetrin.