Qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm do të mbushin që në mëngjes herët të ditës së enjte sheshin qendror të kryeqytetit, atë “Skënderbej”, por jo për të protestuar për zgjedhjet, por për t’iu falur Zotit.
Po, sepse kur na ndajnë pak ditë nga festa e “Fitër Bajramit”, Komiteti Mysliman i Shqipërisë, ka bërë për të gjithë besimtarët e tij një njoftim zyrtar.
Në një postim në rrjete sociale, krerët e këtij komuniteti, thotë se “Fiteter Bajrami” do të falet ditën e enjte në orën 06:10 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Programi i parashikuar nga ta nis në orën 05:40 e përfundon në orën 06:20
Postimi i plotë:
“NJOFTIM
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e enjte në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë.
Programi fillon në orën 05:40 dhe mbaron në orën 06:20.
PROGRAMI I FITËR BAJRAMIT
Data: 13.05.2021
Dita: E enjte
Ora: 05:40-06:20
Vendi: Sheshi “Skënderbej”, Tiranë
Fillimi: 05:40, Moderatori Ejup Lila
Lexim Kur’ani: 05:45, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj
Fjala përshëndetëse: 05:55, Kryetari i KMSh-së, H. Bujar Spahiu
Ligjëratë: 06:00, Nënkryetari i KMSh-së, Taulant Bica
Falja e Namazit: 06:10, Kryetari i KMSh-së prin në namaz
Hytbeja: 06:15 Myftiu i Tiranës, Lauren Luli”
/Priza.al/