Primen e djeshëm është rikthyer në vëmendje debati mes Efit dhe Kiarës. Pjesë e këtij debati është bërë edhe Luizi i cili është shprehur se nuk i beson Efit dhe sipas tij ajo ka mashtruar disa herë. Këngëtari tha se midis Kiarës dhe Efit, ai beson partneren e tij.
“Do kesh falje publike në mes sheshit Skënderbej”, i ka thënë Luizi-Efit në debatin e zhvilluar mes tyre.
Me këtë ka nënkuptuar se nëse Kiara gënjen, ai do t’i kërkojë Efit falje publike që nuk e ka besuar. Këngëtari u shpreh me bindje të plotë se mes tyre, ajo që ka të drejtë është Kiara.
“Kiara kur ka ardhur në shtëpi, më tha unë kam ardhur vetëm për ty, dhe ajo është e sinqertë, kuptohesha me sy”, vijoi Luizi.