‘Falsifikimet e manipulime’/ Meta kallëzon penalisht anëtarët e Autoritet të Dosjeve

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me emrin e tij në dosjen e Autoritetit të Dosjeve.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta shkruan se këtë të enjte ka kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për ‘shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit’.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetare dhe qytetarë,

Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës.

Për më shumë detaje, do të zhvilloj një konferencë shtypi në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve shqiptarë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *