Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci është cilësuar fajtor me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Posaçëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Ai nuk ka treguar shkarkimin nga detyra në ’97, por ka deklaruar në kohën që tentoi dhe arriti të bëhej anëtar i KPA-së, se është larguar me dorëheqje dhe për këtë arsye është cilësuar fajtor.
Ditën e sotme pritet nga Gjykata e Lartë që të ketë një vendim në lidhje me rastin e Luan Dacit.
Ka shumë gjasë që kjo çështje të mbyllet në dhomën e Këshillimit, por edhe tenton që të kalojë në seancë gjyqësore.
Nëse Luan Daci merr pafajësi atëherë ai rikthehet në detyrë sepse është pezulluar prej kohësh, në të kundërt fillon një procedurë administrative që për momentit është e pezulluar.
/Priza.al/