Policia e Elbasanit ka arrestuar 8 persona për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit të 2021.
U mësua se urdhërat e arrestit i ka prerë Prokuroria e Elbasanit dhe se personat, që janë vënë në pranga, kanë qenë anëtarë të një KZAZ-je në Elbasan.
Nga raportimet e para mësohet se këta 8 persona kanë favorizuar te grupet e numërimit deputetë të preferuar brenda të njëjtit subjekt politik.