Reperi i njohur, Dave është treguar edhe njëherë i hapur në lidhje me ish-partneren e tij. Ai i ka dedikuar disa vargje në këngën “Survivor’s Guilt”, e cila është pjesë e albumit të tij më të ri “How I Met My Ex”.
Vajza për të cilën flet është shqiptare dhe dikur e ka dashur shumë.
“Unë u dashurova me një shqiptare, e di që është çmenduri / nuk jemi bashkë”, sepse familja e saj nuk na la. Unë pashë flamuj të kuq, nuk do doja që fëmija im të rritej aty.”
Në vitin 2020 fansat e tij ishin të bindur se ish e dashura e tij quhej ‘Besmira’. Ajo që ngjalli dyshim ishte urimi i tij i ditëlindjes i shoqëruar me zemra. Nuk pati asnjë konfirmim nga ana e reperit, por mesa duket ai e shprehu më së mirë me këngën ‘Survivor’s Guilt’.
Ekziston një numër këngësh në “We’re All Alone In This Together” të cilat prekin marrëdhëniet e mëparshme të Dave-it. Vlen të përmendet, kënga e nëntë, “Both Sides of A Smile”, e cila tregon se si Dave dhe ShaSimone të dashuruar diskutojnë për pabesinë e tij.
/Priza.al/