Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se në programin e Partisë së Lirisë, gjenden të gjitha propozimet konkrete që do të fuqizojnë familjen. Në veçanti ai e vuri theksin tek mbështetja ndaj grave dhe rinisë shqiptare.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Meta theksoi se shpopullimi duhet të ndalet.
“T’i japim fund kësaj ndjesie që kanë të rinjtë e të rejat, të mungesës së vëmendjes. Për ta ndërtuar folenë e tyre të lumturisë në vendin e tyre. Për ne familja do të mbetet e shenjtë”, thotë ndër të tjera Meta në videon e publikuar.
Postimi i Metës:
Ne duam një familje të fortë dhe të konsoliduar, në mënyrë që të kemi një shoqëri të shëndetshme dhe të mbrojtur nga shpopullimi.
Prandaj në pjesën më të rëndësishme të programit të Partisë së Lirisë gjenden të gjitha ato propozimet konkrete që fuqizojnë familjen dhe që mbështesin gratë dhe rininë shqiptare.