Familja Lipa shijon pushimet në jug të Shqipërisë, shoqërohen nga kryeministri Edi Rama

Familja e këngëtares shqiptare, Dua Lipa prej ditës së enjte ndodhet në Shqipëri.

Ata kanë vizituar vende të ndryshme së bashku, nisur nga kryeqyteti Tirana, e deri te qyteti i vjetër antik i Skënderbeut, Kruja.

Së fundmi, familja Lipa ndodhet në jug të Shqipërisë, përkatësisht në Vlorë, ku kanë shijuar disa ditë të mira pushimi, shoqëruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ka qenë babai i artistes, Dukagjin Lipa, ai i cili në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, shihet duke darkuar së bashku me Ramën.

“Unë mendoj se kam bërë një mik Edi Rama, një njeri sharmant”, shkroi Lipa në mbishkrimin e fotografive.

Në një prej imazheve mund të shihet edhe se si Dua fotografon kryeministrin dhe babanë, të ulur përballë saj në një drekë familjare të shijuar në rivierën e jugut.

Dua është pritur edhe në takim nga kryeministri Rama të enjten, i cili i ka dhuruar asaj përmbledhje ne veprave artistike të titulluar “Edi Rama” Work”, ndërsa i ka dedikuar disa rreshta të veçantë në një postim në rrjetet sociale.

Artistja me prejardhje nga Kosova është mirëpritur gjithashtu edhe në Bashkinë e Tiranës nga Erion Veliaj, i cili i ka dhënë asaj disa dhurata simbolike në shenjë mirënjohje.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *