Habib Rexha, autori i vrasjes së Arjan Gosës ka deklaruar se e kreu vrasjen pasi familja e tij ndihej e kërcënuar nga familja Gosa. Megjithatë sipas burimeve policore familja Rexha nuk ka pasur kërcënime nga ana e familjes Gosa.
Habib Rexha ka deklaruar se ka mësuar se Arjani kishte folur me persona të tjerë në Kavajë se do t’i shuante dhe do të merrte hak për vëllain e tij.
Por, familja Gosa ka deklaruar se do t’ja lërë në dorë çështjen drejtësisë dhe se nuk do të vazhdojë hakmarrjen. I ati i vëllezërve të vrarë të Armand dhe Arjan Gosës ka deklaruar në polici se ne nuk do të vazhdojmë kalvarin e vrasjeve dhe hakmarrjes për këto ngjarje të rënda por do t’ja lënë në dorë drejtësisë duke marrë parasysh se edhe vetë autori është dorëzuar dhe ka pranuar akuzat.