Familjarët bëhen të gjallë! Nesër tërhiqet trupi i Aldi Ramës nga tezja e tij

Pas disa orësh pasi ka ndërruar jetë vrasësi i nënkomisarit Saimir Hoxha, Aldi Rama, është bërë me dije se janë bërë të ‘gjallë’ ë afërmit e tij për të tërhequr trupin nga morgu.

Trupi i pajetë i Aldi Ramës, 21-vjeçarit që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha do të tërhiqet nesër nga tezja e tij. Tezja e Ramës do të paraqitet nesër për të marrë trupin dhe për ta përcjellë të riun për në banesën e fundit.

Dy prindërit e tij ndodhen në Greqi, babai në burg, i dënuar përjetë, ndërsa e ëma ndodhet në vendin fqinj, por deri më tani nuk është bërë me dije nëse është nisur për në Shqipëri apo jo.

Aldi Rama jetonte me gjyshërit e tij pasi prindërit i kishte të divorcuar. Ai vrau një ditë më parë nënkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë dhe më pas qëlloi veten me plumb në kokë. Ai u gjet nga forcat RENEA i shtrirë në një kanal dhe u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *