“Familjarët e Ramës të zhytur në tendera”, Berisha: Baxhanaku dhe thjeshtra e tij morën qindra milionë euro nga shteti

Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Rama se i bën presion ndërtuesve në Tiranë duke i kërkuar para për ndërtimet e tyre.

Në një takim me degët e PD-së në Tiranë, Berisha zbuloi se kryeministri i ka kërkuar ndërtuesit të një prej pallateve të reja në Bulevardin e ri një shumë prej 100 milionë eurosh. Berisha u ndal gjithashtu edhe tek tenderat. Sipas tij, baxhanaku i kryeministrit Rama ka përfituar dhjetra qindra milionë euro përmes tenderave. Më tej ai shtoi se familjarët e kryeministrit e kanë të ndaluar me ligj që të marrin pjesë në tendera.

“Nuk e themi ne, nuk e thoni ju. E thotë KLSH. Në 9 muaj, sipas KLSH, institucioni që kontrollon shpenzimet e buxhetit të shtetit, Edi Rama dhe ministrat e tij kanë vjedhur 122 miliardë lekë. 122 mld lekë mjaftojnë për të rritur në vit rrogat me 130%. Fondi i përgjithshëm i pagave është 97 mld lekë në vit. Këta kanë vjedhur dhe shpërdoruar 122 miliardë. Këta për vete janë të pangopur, Edi Rama mori detyrën e kryeministrit, i akuzuar në raport nga OSBE-ja se ka të fshehura në llogaritë offshore 200 milionë euro. Edi Rama nuk guxoi nga ajo ditë deri sot që të thotë një gjysmë fjale.

Mund të ndodhë të akuzojnë kot dhe ti del dhe thotë që kjo është shpifje. Pse nuk guxoi të çelë gojën. Sepse Rama është akuzuar në mënyrë të përsëritur që kërkonte 1 milionë ose 2 milionë dhe kërkonte nëpër Tiranë 20%. Atë e kishte kur ishte kryetar Bashkie. Atij që do ndërtonte kullën në Bulevardin e Ri, ndërmjetësit i tha se unë dua 100 milionë, 25% të saj. Kjo është e vërteta. Edi Rama, e konsideron Shqipërinë si çiflig të vetin. 420 milionë ka firmosur djegësat. Nuk ekziston asnjë djegës në Tiranë, 120 milionë euro djegësi i Tiranës që duhet të ndërtohej nga privati.

Paratë kalojnë në Holandë dhe nga Holanda në bankat offshgore të Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Merrni tenderat familjare. Ligji nuk lejon që familjarët e kryeministrit të marrin pjesë në tendera. Familjarët e tij janë të zhytur në tendera deri në flokë. Baxhanaku me dhjetra qindra milionë euro me tendera. Del dhe thjeshtra tani, fiton kompania ku punon ajo, të gjitha tenderat e bashkisë dhe Ministrisë së Kulturës. Nuk ndalet me asgjë.

Pse thotë KLSH se kanë vjedhur 122 miliardë. KLSH e ka të qartë se kurrë një kilometër rrugë nuk mund të kushtojë 24 milionë euro. Tuneli në Kërrabë ka kushtuar 14 milionë euro kilometri. Tuneli në Kalimash ka kushtuar 18 milionë euro duke çarë shkëmbin. Rrugët anësore Lekaj-Fier kushtojnë 7 milionë euro kilometrin, ndërkohë që autostrada Lushnje-Fier, autostrada Shkëmbi i Kavajës-Lushnje ka kushtuar 1.5 milionë. Vjedhin buxhetin sikur ta kenë familjare”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *