Familjarët e Thodhorit dhe Sulovarit protestë para komisariatit: Nëse i kanë vrarë t’u gjenden trupat

Familjarët e dy të zhdukurve nga fshati Çukë në Sarandë kanë dalë në protestë ditën e sotme. Familjarët të bërë bashkë kanë shkuar para Komisariatit të Sarandës dhe kanë protestuar për mos zbardhjen e rastit dhe gjetjen e të afërmve të tyre

Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari prej 16 ditësh janë zhdukur në mënyrë mizterioze. Familjarët janë përplasur verbalisht me një efektiv policie duke kërkuar llogari për fatet e dy të humburve. Ata thonë se do të protestojnë në mënyrë të vazhdueshme derisa të marrin përgjigje. Sipas tyre edhe nëse janë vrarë duhet që tu gjenden trupat.

Kush janë dy personat e zhdukur?

1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *