Familjarët kërkojnë nga trashëgimia e Maradonës, ja sa miliona ka shpenzuar legjenda e futbollit për ta

Diego Armando Maradona u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak. Më tej, familjarët akuzuan mjekët për neglizhencë për trajtimin e tij. Maradona njihej botërisht si pacient i vështirë, dhe la spitalin vetëm një javë pasi kishte bërë ndërhyrjen e vështirë në kokë, për shkak të mpiksjes së gjakut në tru. Nga ana tjetër, nga ana e avokatëve vijojnë përpjekjet për të llogaritur pasurinë e vërtetë të Diego Armando Maradonës, i cili ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare.

Avokati i tij i besuar, Matias Morla, ka zbuluar deri më sot se miliona dollarë janë shpenzuar nga legjenda argjentinase për familjarët e tij, të cilët tani kërkojnë të vendosin duart te trashëgimia e tij.

Nga viti 2014 deri në 2020, Maradona ka paguar më shumë se 4.5 milionë dollarë amerikanë për fëmijët e tij, motrat dhe ish-gratë. Ai u subvenciononte çfarëdolloj shpenzimi, duke nisur nga shtëpitë, deri te makinat, dhuratat, bizhuteritë, pushimet, faturat e telefonit, siguracionet.

Diego Armando Maradona ka patur një raport të veçantë me paratë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *