Familjarët prova të reja për 21 janarin, reagon për herë të parë Altin Dumani: Ja pse SPAK nuk po e heton çështjen

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani i është përgjigjur me një letër, familjarëve të 4 të vrarëve të 21 janarit 2011, pas padisë që ata kanë depozituar në këtë institucion.

Në letrën që mban datën 24 shkurt, Dumani ka deklaruar se SPAK është një pritje se çfarë do të dalë nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës. Ai thekson se në rast se nga hetimet do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi, atëherë dosja do të merret në dorë nga vetë SPAK, siç ata kërkojnë.

“Për këtë arsye, referuar nenit 75/a, 76 dhe 28 te K.Pr.Penale ju përcjellim për kompetencë lëndore materialin kallëzues me nr. K.137 prot., date 16.02.2023, me qëllim vlerësimi nga ana juaj. Nëse në vijim të verifikimeve apo hetimeve, do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, atëherë aktet e procedimit penal të dërgohen për kompetencë lëndore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar dhe nenit 28 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në përfundim të letrës së Altin Dumanit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *