Familjarisht për të mbjell hashash, arrestohet babai dhe i biri, djali tjetër në kërkim

Një operacion anti-kanabis është zhvilluar në Kreshpan të Fierit, ku në pranga ka rënë babë e bir dhe në kërkim është shpallur edhe djali tjetër i familjes.

Forcat blu bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Arshi Hoxhaj, 47 vjeç dhe Eltjon Hoxhaj, 24 vjeç banues në Kreshpan, të Fierit, si dhe është shpallur në kërkim Damirel Hoxhaj, 23 vjeç.

Ndaj të arrestuarve rëndon akuza e “Kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e tyre policia ka gjetur dhe sekuestruar 8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 163 bimë narkotike, 2 armë gjahu pa leje, 40.800 euro, 3000 dollarë dhe 2 automjete.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Njoftimi i Plotë:

Fier

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier, pas një hetimi dymujor, operacioni policor i koduar “Kreshpan”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Prokurorinë Fier.

Vihen në pranga babë e bir, shpallet në kërkim djali tjetër, për veprimtari të ndryshme kriminale.

Sekuestrohen 8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 163 bimë narkotike, 2 armë gjahu pa leje, 40.800 euro, 3000 dollarë dhe 2 automjete.

Në kuadër të procedimit penal 2022, referuar nga Komisariati i Policisë Fier, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u finalizua operacioni policor i koduar “Kreshpan”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Arshi Hoxhaj, 47 vjeç dhe Eltjon Hoxhaj, 24 vjeç banues në Kreshpan, Fier, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Damirel Hoxhaj, 23 vjeç (babai dhe dy djemtë). Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit policor “Kreshpan”, ushtruan kontroll në banesën e këtyre shtetasve, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 8 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu pa leje, 2 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash, të dyshuara të përfituara nga aktivitetet kriminale.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve, në një sipërfaqe toke në pronësi të këtyre shtetasve, u gjetën të kultivuara 163 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *