‘Fanatik ideologjik’/ Brnabiç pas takimit në Tiranë: Kurti bën cirk, le ta provojë të padisë Serbinë…  

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka komentuar debatin dhe polemikat që shkëmbeu me Albin Kurtin në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor mbajtur në Tiranë.

“Takim i trazuar dhe i vështirë”- mësohet të kishte thënë Brnabiç për përballjen me Kurtin, teksa shtoi se “kryeministri i Kosovës është një fanatik ideologjik me zero pragmatizëm”.

Më tej ajo ftoi Kurtin, të padisë Serbinë për gjenocid, ta provojë, por jo të kërcënojë. Sipas saj, kryeministri i Kosovës po bën “cirk” dhe gjërat sa vijnë dhe po bëhen edhe më të vështira.

“Ai kërcënon Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid çdo ditë. Le të bëjë një proces gjyqësor dhe pastaj le të thotë çfarë të dojë, le të provojë atë që ka, por jo të kërcënojë, sidomos jo në takimet rajonale, sepse atëherë ai bën një cirk”,- thotë kryeministrja e Serbisë.

Madje Brnabiç, nuk ka besim se do të arrihet një marrëveshje e përbashkët Kosovë-Serbi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *