Billie Eilish ka konfirmuar romancën e saj me Jesse Rutherford duke e shfaqur publikisht dashurinë e saj ndaj muzikantit. Këngëtarja 20-vjeçare puthi dhe përqafoi rokerin e “The Neighborhood”, pasi darkuan në restorantin La Mirch.
Por, mosha e tyre është ajo që po shihet si problematikë nga fansat. Ata mendojnë se diferenca kaq e madhe në moshë, është problematike sepse Billie është vetëm një 20-vjeçare, ndërkohë që i dashuri i saj i ri është 31 vjeç.
Billie është shumë e paqartë për jetën e saj sentimentale. Në një intervistë të saj për emisionin radiofonik “Capital Breakfast With Roman Kemp”, këngëtarja u shpreh se preferon ta mbajë jetën e saj private.
Ajo shtoi se: “Unë mendoj për njerëzit që i kanë bërë publike marrëdhëniet e tyre dhe më pas ata ndahen e mendoj: Po sikur të shkojë keq?”
Më herët, Rutherford ka qenë në një lidhje me modelen 28-vjeçare Devon Lee Carson në vitin 2015, por u përfol se i dhanë fund romancës së tyre në nëntor të vitit 2021.