Fansi e pyet për kupën që i fshehu Luizit, përgjigjia ironike e Olta Gixharit

Aktorja e njohur Olta Gixhari, ka vendosur që t’u kthejë përgjigje të gjitha pyetjeve që i kanë bërë ndjekësit e saj. E sigurisht që shumica kanë qenë të lidhur me “Big Brother VIP” dhe me raportin e saj me banorët.

“Do ja blesh një kupë Luizit si ajo që ja ke fshehur që të qetësohemi, je dashuri”, i shkruan një fans.

Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në Shqipëri ka postuar një foto ku është duke biseduar me Luizin dhe krahas saj shkruan:

“Ti blej kupë Luizit dhe t’ja jap me dorën time hahaha, pak sa ja lashë por edhe t’blej”.

Ajo nuk e le me kaq pasi me ironi ka shtuar: “Ps: në foto unë, Luizi dhe fansat tanë”, duke iu referuar Krist Aliajt dhe Efi Dhedhes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *