Fansi i bën pyetjen me spec, Roza Lati përgjigjet nëse ka kryer marrëdhënie me Feron në ashensor

Roza Lati është një ndër personazhet më të çiltër dhe të drejtpërdrejtë në ekranet shqiptare. Ndjekësit e saj në Instagram janë shumë aktiv dhe pothuajse vërejnë çdo detaj që ka lidhje me të dhe si duket u ka mbetur ‘pikë në zemër’ historia e saj me Feron e cila mori vëmendje të madhe në median sociale.

Historia mes këngëtarit kosovar Fero dhe Rozës nisi të përflitetj para pak kohësh dhe teksa menduam se kjo gjë ishte haruar, një fans ia ka rikujtuar përsëri asaj.

Në një fotografi të postuar në Instagram ai nuk ka nguruar ta pyesë moderatoren nëse ka kryer marrëdhënie në ashensor me Feron.

Roza i është përgjigjur duke e mohuar kategorisht pyetjen e ndjekësit dhe kur ka thënë se ka kryer marrëdhënie në ashensor e ka pasur fjalën për të dashurin e saj.

‘Jo. Unë në intervistë tregova një rast timin që kam guxuar në vend publik se s’më njihte njeri atëherë. Edhe kam qenë me të dashurin tim. Tash kam komplekse profesionale. Por sidoqoftë, unë edhe ‘plaç ishall’ të them ndonjë ditë, dhe të qëlloj kjo fjalë në tekstet e rrepistave, ju po një gozhdë so i bini. Artistin Fero e kam takuar tre herë gjithsej në jetën time dhe e kam përcjell deri në recepsion kur kemi mbaruar xhirimet. Boll me këto injoranca. Na lini rehat’, ka shkruar Roza.

 

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *