Fansi i fiksuar pas Britney Spears shpenzon 100 mijë paund për t’u dukur si këngëtarja

Një fans i fiksuar pas këngëtares me famë botërore, Britney Spears ka shpenzuar më shumë se 100 mijë paund për t’u dukur si idhulli i tij. Bryan Ray, nga Los Angeles ka bërë mbi 100 operacione estetike në trup për t’u dukur si ylli i popit dhe është zotuar të mos ndalet kurrë.

31-vjeçari ka bërë ndërhyrje në hundë, ka injektuar botox në fytyrë si dhe ka hequr qimet me lazer. Ai madje ka ngritur qepallat vetëm për t’ju ngjasuar syve të Britney-t. Ai gjithashtu pretendon se shpenzon rreth 400£ në muaj për kremra për një lëkurë më rinore.

“Mendoj se ajo është më e bukur tani sesa unë 20 vjet më parë, sepse rritja ime emocionale është më e fortë dhe ajo do të jetë gjithmonë kulmi i bukurisë në sytë e mi. Unë gjithmonë do të përpiqem për një bukuri si ajo”,- tha Bryan.

Bryan e ka takuar tre herë këngëtaren gjatë gjithë jetës së tij.

“Ishte e mrekullueshme ta takoja. Nuk kam qenë kurrë më nervoz. Isha ballë për ballë me idhullin dhe frymëzimin tim më të madh. Nuk ishte aspak e lyer, shumë reale dhe kaq e mrekullueshme. Doja të bëja një bisedë të veçantë me të dhe ta falenderoja që ishte një frymëzim i tillë për mua. Më ndihmoi të gjeja identitetin tim dhe gjithashtu doja t’i them se e dua shumë buzëqeshjen e saj saqë dhe dhëmbët i kam bërë të duken si të sajat. Ajo ka qenë femra më e famshme në planet, por nuk ka vepruar ashtu. Ajo gjeti kohë për të folur me mua dhe tha fjalë të mira që unë do t’i mbaj gjithmonë në zemër”,- përfundoi ai.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *