Një person është afruar mbrëmjen e djeshme pranë shtëpisë së Big Brother Vip dhe i ka thënë diçka Luizit. Në një video të publikuar në rrjet, dëgjohet teksa ai i thotë Luizit se nëse do të dalë Kiara duhet ta lërë edhe ai shtëpinë e BBV.
I riu bërtet me të madhe që ta dëgjojë Luizi, dhe i thotë atij se nëse Kiara lë sonte shtëpinë e Big Brother nënkupton që çmimin e madh Big Brother ka vendosur që t’ia japë Oltës.
Informacion nga jashtë jo nga banorët, por nga njerëzit. Nëse ky informacion do jepej nga banorët do penalizohej e ndoshta do eliminohej, por në këtë rast produksioni nuk ka se çfarë të bëjë.
Kujtojmë që Kiara dhe Olta janë në nominim “kokë më kokë” dhe një prej tyre duhet të lërë shtëpinë e Big Brother sonte.