Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në rrjete social facebook, në lidhje me projektligjin e propozuar prej tij për heqjen e taksës së naftës.
Vasili e ka quajtur “skandaloze” bllokimin e vendimit nga kuvendit. Në profilin e tij në Facebook, ai hedh akuza shumë të forta ndaj qeverisë e cila sipas tij po telekomandon Kuvendin, kjo në favor të interesave të oligarkëve dhe të Edi Ramës.
Reagimi i Plotë:
Skandali. Prej tre javësh Kuvendi bllokon projektligjin e LSI për heqjen e taksave të naftës! (DOKUMENTI).
Kuvendi i Shqipërisë me shpejtësi rrufeje ndryshon Kushtetutën dhe miraton Akte Normative prej dhjetëra e qindra milion euro sa here qe i kërkon qeveria.
Por në këto ditë tepër të rënda për qytetaret po ky Kuvend bllokon prej javësh projektligjin e paraqitur nga unë në emër të LSI për heqjen e Taksës së qarkullimit dhe të Karbonit nga karburantet duke ulur në ketë mënyrë çmimin.
Pra ky Kuvend i rrëmbyer nga rilindasit dhe që telekomandohet nga oligarkët dhe Edi Rama me deputetet rilindas është kthyer thjesht ne një çirak dhe përfitues prej tyre.
Turp dhe faqe e zezë, që Edi Rama vazhdon me pazarin e ndyrë të Bordit të Transparencës dhe nuk voton ligjet, që ndihmojnë popullin për të ulur çmimet e karburanteve.