Sikur të ishte një film “Far West”, shqiptarët në qendër të Athinës luftojnë me policinë.
Mediat greke, bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar 4 ditë më parë, dhe se gjithçka nisi në kryqëzimin e rrugëve Petras dhe Nafplio. Shtetatsit shqiptarë po udhëtonin me një automjet të vjedhur dhe Policia dyshoi menjëherë tek ta duke i dhënë urdhër të ndalonin.
Por shoferi i makinës shtoi shpejtësinë në tentativë për ti ikur efektivëve të policisë, të cilët menjëherë iu vendosën nga pas.
Më tej shqiparët e parkuan makinën dhe ecën në këmbë mbi linjën e trenit Constantinople dhe Payou Avenue, teksa oficerët i identifikuan dhe nisën ndjekjen e tyre.
Atje një nga shqiptarët sulmoi një efektiv duke e rrëzuar atë në tokë, me qëllim që ta plagoste. Gjithashtu edhe sulmuesi i dytë tentoi të bënte të njëjtën gjë. Autorët me origjinë shqiptare, nuk hezituan të sulmonin oficerët e policisë të Grupit DIAS për të shmangur arrestimin, por pa rezultat.
Ndjekja zgjati më shumë se 20 minuta, me të pandehurit që më në fund përfunduan në pranga.
“Njëri prej tyre e hodhi kolegun tim nga motori, duke bërë që jeta e tij të rrezikohej,” dëshmoi një nga oficerët, i cili arrestoi grabitësit.
Nga hetimet zbulohet se dy burrat kishin vjedhur një makinë dhe të njëjtën natë, ata kishin grabitur një dyqan celularësh duke vjedhur objekte me vlerë 3.000 euro.
/Burimi: “protothema.gr”/Përshtati në shqip: Priza.al/