Turku Faruk Fatih Ozer i akuzuar për mashtrim me kriptomonedhat është lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit.
Lidhur me rastin ka reaguar avokatja e Ozerit e cila tha se akuzat ndaj klientit të saj janë të rreme.
Sakaq shtoi se do bëjë gjithçka që të ndalojë ekstradimin e tij në Turqi.
“Ai do të jetë në burg për procesin e ekstradimit. Ne do ta apelojmë vendimin. Bëhet fjalë vetëm për politikë. Në mediat shqiptare dhe ato turke thuhen gënjeshtra për akuzat ndaj tij. Ne mund të themi prokuroria e Turqisë dhe institucionet atje thuhet se dëmi është 20 mln dollarë dhe jo 2 miliard dollarë sicc thuhet në media. Ai nuk është personi përgjegjës për ato krime që e akuzojnë. Nga 20 mln dollarë dëm, gjysma e tyre i janë kompensuar familjeve. Dhe gjysma e familjeve të dëmtuara i kanë tërhequr pretendimet. Ka arsye politike. Ai erdhi si biznesmen në Shqipëri, erdhi për të investuar”, tha ai.