Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me çmimin e energjisë elektrike, pas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për vendosjen e fashës 800 KW nga 1 nëntori.
Berisha tha se nga kjo fashë preken rreth 60% e familjeve shqiptare dhe se qeveria po vjedh.
Berisha theksoi se vendi ka arritur të prodhojë energjinë që konsumon dhe se nuk ka nevojë për ta blerë nga jashtë.
“Marrëveshja e djeshme është historike, do t’i japë fund monizmit në Shqipëri. Nuk ka palë, ekzistojnë deputetë. Ata në kuadrin e statuti gëzojnë të drejtën e kandidimit për primaret. Të tjera janë atribute në lidhje me udhëheqjen. PD garanton se do të preken rreth 60% e qytetarëve nga rritja e çmimit të energjisë, shtresa e mesme kryesisht. Edi Rama do përgjigjet për këtë vjedhje. Shqiptarët duet ta dinë se në vend është prodhuar 100% e energjisë së konsumuar por vetëm është vjedhur.