Fasha 800 KW/ Konfindustria: Kufiri të jetë jo më pak se 1200 KW/muaj, preken 130 mijë familjarë

Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me çmimin e energjisë  dhe fashën që është vendosur nga qeveria, prej 800 kw/muaj.

Përmes një njoftimi zyrtar Konfindustria kërkon që kufiri të jetë jo më pak se 1200 kw/muaj nga 800 kw/muaj të paralajmëruar.

Sakaq shton se nga kjo fashë do të preken të ardhurat e 130 mijë familjeve, e cila do të pasqyrohet edhe tek familjeve me të ardhura të ulta dhe shtresat në nevojë, te konsumi, bizneset dhe ekonomia kombëtare.

Njoftimi i plotë:

Konfindustria i kërkon ekzekutivit të rishikojë vendimin për kufirin e konsumit të energjisë elektrike mbi të cilën do të zbatohet pagesa me çmimet e tregut ndërkombëtar për familjarët. Në këtë kuptim kërkohet, që kufiri të jetë jo më pak se 1200 kë/muaj nga 800 kë/muaj të paralajmëruar.

Konfindustria vlerëson, se kufiri prej 800kë/muaj konsum i energjisë elektrike në muajt e ftohtë tejkalohet nga jo më pak se 13-20% e familjeve, varësisht ashpërsisë së kushteve të motit. Sa më sipër do të thotë, që në mënyrë të drejtëpërdrejtë do të preken të ardhurat e 90-130 mijë familjeve. Pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare sidomos në zonat urbane ngrohjen gjatë muajve të dimrit e kanë mbështetur kryesisht te energjia elektrike. Goditje më të fortë do të marrin buxhetet e familjeve me të ardhura të mesme. Njëkohësisht do të preken edhe më tej familjeve me të ardhura të ulta dhe shtresat në nevojë. Ndikimi i buxheteve familjare do të përcillet me pasoja të rënda shtesë te konsumi, bizneset dhe ekonomia kombëtare. Shqipëria ka pavarësi të fortë, në jo më pak se 75%, krahasuese me shtetet e tjera të Evropës nga ndikimi i çmimeve të energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare, përfshi edhe krizën e fundit të gazit rus. Sistemi energjetik shqiptar ka kapacitete të instaluara të prodhimit të energjisë elektrike më të mëdha sesa konsumi. Në vitin 2021 Shqipëria prodhoi 6.5% më shumë energji elektrike sesa nevojat e saj. Problematikat kryesore qëndrojnë te:- varësia ndaj kushteve të motit, meqenëse ende prodhimi mbështetet te HEC- et si edhe – keqmenaxhimi i sistemit. Niveli i humbjeve teknike dhe jo teknike prej vitesh është mbi 21% të totalit me vlerë mbi 120 milion euro vit. Shumë pak është bërë në shtimin e shfrytëzimit të prodhimit të energjisë nga burimet diellore, të erës, etj. Gjithashtu, në mënyrë të pashpjegueshme TEC- i Vlorës me fuqi afër 100 MGë edhe pas 11 vitesh nuk është në gjendje pune.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *