Fasha 800 KW/ PD: Rama po faturon qytetarët, ERE po shkel ligjin

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e Entit Rregullator të Energjisë, për caktimin e fashës prej 800 KW.

Në një deklaratë për mediat, anëtari i Këshillit Kombëtar Lisandër Hoxha tha se ERE është në shkelje të plotë ndaj ligjeve, duke u lejuar që të përdoret nga qeveria.

Sakaq shtoi se qeveria po faturon qytetarët me fatura të kripura, duke paguar kështu më tepër se çdo popull tjetër në Europë.

“Enti Rregullator i Energjisë, në shkelje të plotë të ligjeve të vendit është kthyer nga një institucion i pavarur, në një vegël të qeverisë Rama dhe mafies së energjisë elektrike.
Procedura për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është e paligjshme dhe e pa konsultuar me grupet e interesit. Edhe sikur të ishte ndjekur procedura me përpikmëri, rrethanat nuk e justifikojnë rritjen e saj. Nga të dhënat e siguruara nga Partia Demokratike, në 8 mujorin e këtij viti është prodhuar nga tregu i rregulluar dhe KESH rreth 3.79 TË/h. Rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk është një kërkesë që vjen nga mungesa e prodhimit dhe kriza e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë, por buron drejtpërsëdrejti nga keq menaxhimi dhe vjedhja sistematike që i bëhet këtij sektori. Vjedhjet me blerjen e energjisë janë ndër arsyet kryesore që e detyrojnë qeverinë të faturojë qytetarët për të mbuluar abuzimet. Faturat e kripura, të cilat burojnë nga vjedhjet, kanë krijuar një deficit të jashtëzakonshëm në sektorin e energjisë dhe buxhet, duke na detyruar të paguajmë më shumë se çdo popull tjetër në Europë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *