Reshje breshëri janë regjistruar këtë të dielë pothuajse në të gjithë Shqipërinë.
Këto të fokusuara më së shumti në zonën e Korçës. Sakaq, banorët e disa fshatrave kanë filluar të ankohen se breshëri u ka prishur të mbjellat.
Ndonëse këto janë dukuri natyrore, fermerët presin që mos të harrohen nga qeveria dhe kërkojnë që kjo e fundit t’i vijë në ndihmë.