Fati i Berishës në PD, kryesia e partisë pranon propozimin e Bashës, merr vendimin e fundit…  

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi sot propozimin që çdo funksionar i partisë që preket nga ligji i dekriminalizimit ose i shpallur “non-grata”, të mos jetë pjesë e strukturave qendrore të partisë.

Kjo gjë do t’i dërgohet Kuvendit të nesërm, i cili do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Në këtë mënyrë, e ardhmja e ish-kryeministrit Sali Berisha në PD, do të vendoset nesër në Kuvendin e thirrur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, Zv.kryetari Enkelejd Alibeaj, propozoi që person i shpallur “non-grata” të mos lejohet të ketë funksione drejtuese në Partinë Demokratike. Ky propozim u mbështet dhe nga disa anëtarë të tjerë të kryesisë.

“Kuvendit do t’i propozohet të marrë një vendim ku sanksion një standard që funksionarët të cilët i kap dekriminalizimi dhe të shpallur non-grata nuk do të mund të jenë anëtarë e strukturave drejtuese në PD”,- tha Alibeaj.

Ky propozim ka sjellë edhe reagimin e deputetes Dhurata Çupi, e cila ka kërkuar përgjegjshmëri në këtë rast, pasi është një lëvizje që nuk mund të përballohet dhe se duhet pranuar se është një propozim vetëm për Sali Berishën.

Por ndryshe kanë menduar Çollaku, Gjerkmarkaj, Salijani dhe Nebiaj, të cilët kanë qenë dakord me këtë propozim, i cili përjashton Sali Berishën nga Partia Demokratike.

Dhurata Çupi: Kjo është për Sali Berishën. Ta themi qartë dhe shqip. A jemi ne në gjendje ta përballojmë dot këtë ndaj demokratëve?

Kreshnik Çollaku: Jam dakord me këtë propozim.

Agron Gjekmarkaj: Jam dakord me propozimin

Ervin Salianji: Ta kthejmë në rezolutë.

Orjela Nebiaj: Dakord

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *