Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar me një mesazh të fortë për të shumë kërkuarin Ervis Martinaj dhe fatin e tij.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Berisha shkruan se për fatin e Martinaj në dijeni është një femër e partisë së krimit.
Berisha ka ndarë mesazhin e një qytetari dixhital, ku theksohet se policia ka dëshminë e kësaj vajze dhe se kanë videon kur Martinaj është parë për herë të fundit.
Ndër të tjera qytetari shkruan se ka qenë vetë kryeministri Edi Rama ai që e ka eleminuar Martinajn.