Fati i Shullazit vuloset në dhjetor! Kjo është arsyeja pse shtyhet shpallja e vendimit

Seanca për dhënien e vendimit për Emiljano Shullazin, Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin do të zhvillohet më 3 dhejtor.

Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore pa praninë e avokatëve apo të pamdehurve e cila zgjati me orë të tëra.  Pas debateve të forta që u zhvilluan në seancën e gjyqit, Apeli i GJKKO-së ka vendosur që të shtyjë seancën për të dhënë vendimin përfundimtar e për të vulosur fatin e kësaj dosjeje.

Sot Gjykata ka dhënë urdhër për gjykim pa mbrojtje, për dy të pandehurit Blerim Shullazi dhe Gilman Dodani, por ky vendim ka ngjallur tensione në sallën e gjyqit, duke bërë që të gjithë të largoheshin.

R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Tiranë, më datë 24.11.2021

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u zhvillua seanca gjyqësore për çështjen me nr. 1/4/5/24/138 akti, datë regjistrimi 13.12.2018, mbi ankimin e Prokurorit dhe mbi ankimet e të pandehurve E.Sh., E.Z., G.D., E.Q., dhe B.Sh. Gjykata pasi shqyrtoi çështjen, shtyu shpalljen e vendimit për në datë 03.12.2021, ora 13:00.

Gjykata e Posaçme e Apelit paralajmeroi para disa ditesh të pandehurit Emiljano Shullazi dhe Glimando Dani, se nëse në seancën e ardhshme avokatët mbrojtës nuk paraqiten për vazhdimin e procesit, do të marr vendim që gjykimi të vazhdoj pa mbrojtje.

Apeli prej të paktën dy vitesh nuk ka arritur të nis gjykimin e 5 të pandehurve të dënuar në shkallë të parë me 54 vite burg në total për akuzat e gjobëvënies dhe grupit kriminal, kjo për shkak të mungesës së avokatëve, por edhe përjashtimit të një numri të lart gjyqtarësh për shkaqe të konfliktit të interesit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *