Gjërat kanë marrë për poshtë nga krahu i Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij. Fillimisht 6 marsi dhe më pas vendimi nga Gjykata e Tiranës për njohjen e Kuvendit të “11 Dhjetorit” e “shkërrmoqën” totalisht atë krah.
Fillimisht ishte Roland Bejko i cili u shpreh se do tëlargohej nga PD nëse kryetar i saj do të bëhej Sali Berisha, dhe tani një tjetër emër ka deklaruar largimin.
Vehap Kola, shumë nga ju nuk e njihni, por ka qenë një nga personat që ka kundërshtuar fuqishëm Bashës, por nga 2020 e në vazhdim u kthye në përpkrahës.
Pas situatës së krijuar së fundmi, Vehapi ka vendosur të largohet.
Statusi i plotë:
Me kë do bashkoheni?
Me Lulzim Bashën që sipas jush kishte bërë lobing në Uashington me para ruse?
Apo me Lulzim Bashën bashkëpunëtor të mafias belge që dekonspiroi operacionin e Toyota Yaris dhe tani është, sipas jush, nën hetim mga prokuroria belge?
Apo me Lulzim Bashën që na thoni është peng i Ramës, kollona e pestë e Soros në PD?
Do ta fusni në grupin tuaj parlamentar, në organet e partisë këtë njeri të lidhur me rusët, nën hetim në për pastrim parash në ShBA dhe për bashkëpunim me mafian në Belgjikë?
Nuk po vazhdoj me zinxhirin e qerbur të akuzave që u keni bërë të gjithë atyre që u kërkoni bashkim sot.
Fati juaj i keq është se e keni kuptuar vonë që me ndarjen e PD-së në dy copa dhe me luftën e paprinciptë që bëtë ndaj njërës prej copave, ju nuk mund të fitoni kurrë zgjedhje.
Njerëzit ndaj të cilëve s’latë shpifje e baltë pa hedhur, nuk do t’ju votojnë kurrë dhe ju do të jeni pakica e vërtetë e Shqipërisë.
Do t’ju kthehet karma e talljes për 8 vite me manipulimet e zgjedhjeve dhe dështimin e opozitës për të rrëzuar Ramën. Tani Rama do të tallet me ju ndërsa ju nuk do të mund t’i bëni asgjë atij.
Mallkimi juaj është se nuk deshët ta kuptoni, se s’ju interesonte, që ata që mbështetën Lulzim Bashën i bashkonte mospajtimi me Sali Berishën dhe me qasjen e tij prej komunisti në drejtimin e PD-së.
Nuk donin të shihnin më në krye të PD-së fëmijët e prokurorëve të regjimit komunist që u kalbën eshtrat familjarëve të tyre. Nuk donin që PDnë ta drejtonin pionierët e Enverit që i vunë kazmën xhamive, kishave dhe teqeve të Shqipërisë.
Nuk donin t’i drejtonin kasta e korruptuar e pushtetarëve të përhershëm të PD-së. Këta mos i llogarisni për t’u bashkuar me ju.
Do ta kuptoni se as bunkeri politik nuk do t’ju hyjë në punë për asgjë, as për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe shantazhet e Edi Ramës me dosjet tuaja të korrupsionit dhe krimeve.
Po tek e fundit ju nuk doni bashkimin, se nuk doni as fitoren. Ju i keni arritur ato që donit, i keni bërë pasuritë që u duhen për të mos i thënë jo asnjë qejfi a dëshire që ju lind në kokë.
Më shumë do ta pësojnë ata që u zunë duart kallo dhe iu ngjirën zërat duke duartrokitur e brohoritur fushatën tuaj të ulët për 6 muaj rresht.
Dhe e kanë hak!
Burimi: Nova Media